OSBE “anekson” Kosovën, Mulolli: Ballkani deri në pranverë, i brishtë. Situata mund të përdoret nga Rusia për destabilizim

Aktuale

OSBE “anekson” Kosovën, Mulolli: Ballkani deri në pranverë, i brishtë. Situata mund të përdoret nga Rusia për destabilizim

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 19:22
Fitim Mulolli

Eksperti i çështjeve politike në Kosovë, Fitim Mulolli, në një analizë të bërë në studion e lajmeve në “Ora News” deklaroi se situata në vendet e Ballkanit mund të shfrytëzohen nga Federata Ruse për të krijuar incidente si ai i 26 shtatorit në Veri të Kosovës.

“Ka pasur raportime se Federata Ruse është në veprim për një destabilizim të Ballkanit. Kemi të bëjmë me një situatë mjaft fragjile dhe të ndjeshme pasi është përpara p[pranvera e vitit 2024 ku do të kemi zgjedhje, ndërsa zgjedhje në Serbi do të mbahen në Serbi dhe nuk dihet se sa do të zgjasë emërimi i qeverisë.

Pastaj do të ketë zgjedhje shumë shpejt në Hungari, dhe në disa vende që janë më shumë si satelitë rusë në Ballkan do të ketë zgjedhje.

Dhe fakti që disa vende janë pa qeveri apo me qeverisje teknike mund të shfrytëzohen nga Federata Ruse për të nxitur ndonjë incident të ngjashëm me atë të Banjskës që patëm në shtator, pra me sulmin terrorist serb në Kosovë.

Dhe për këtë kemi pasur qasje të BE-së dhe OSBE-së për të shmangur deeskalizimin e situatës në Veri. Randa dhe roli i OSBE-së ka vijuar të jetë aktiv dhe tashmë është potencuar mundësia e organizimit të një operacioni nëse mund të quhet kështu, i mbledhjes së votave serbe në Kosovë.

Mirëpo qeveria “Kurti” e ka kushtëzuar këtë operacion me një kërkesë të thjeshtë që kjo organizatë t’i drejtohet qeverisë së Kosovës për të lejuar një operacion të tillë”, u shpreh ndër të tjera, Fitim Mulolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat