Rron Gjinovci: Duhesh me qenë provincial e primitiv me vra dikënd që ke bo edhe fëmijë

Aktuale

Rron Gjinovci: Duhesh me qenë provincial e primitiv me vra dikënd që ke bo edhe fëmijë

Nga: H.O. Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 20:41
Rron Gjinovci

Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci në një postim të tij në Facebook ka reaguar pas rastit të vrasjes së Liridona Murselit. Ai shkruan se duhet me qenë shumë primitive me pagu dikënd me 30 mijë euro për të vrarë njeriun me të cilin ke edhe fëmijë.

Ai shkruan se patriarkalizmi si formë primitive e organizimit shoqnor, po shkatërron jetën.

Postimi i plotë:

Sa provincial e primitiv duhesh me konë, për me gjetë nji arsye banale, primitive e provinciale e me i pagu 30 mijë euro për me vra njerin me të cilën dikur je dashtë, ke bo edhe fmi, e të cilën vendosë me e vra para syve të këtyne fëmijëve tu dhe me i shkatërru kështu disa jeta njerëzish t'pafajshëm. Pra a e shihni se patriarkalizmi si formë primitive e organizimit shoqnor, nuk ruen kurrgja, as nerën, as familjen, as moralin, po veç shkatërron jeta. Prandej duhemi me çrrënjos gjithçka të prapambetun, me e luftu ashpër sepse prapambetunia na i rrezikon jetat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat