“Pse o Naim zeza nuk e anulove porosinë makabre”, reagon ashpër Kraki pas vrasjes së Liridona Murselit

Aktuale

“Pse o Naim zeza nuk e anulove porosinë makabre”, reagon ashpër Kraki pas vrasjes së Liridona Murselit

Nga: A.SH Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 11:29
Liridona Murseli dhe Naim Murseli

Profesori Nezir Kraki ka reaguar ashpër ndaj vrasjes makabre të Liridona Murselit e dyshuar se është porositur nga burri i saj, Naimi.

Ai ka thënë se kjo është çnjerëzi e pafalshme për kohën dhe për shoqërinë tonë.

Postimi i plotë:

Porosia makabre e një qyqani

Dihet që vrasjet gjithmone jane tragjedi te pasqarueshme por vrasja e një nëne në sytë e fëmijëve te saj shkon më larg se tragjedia. Është çnjerëzi e pafalshme për kohën dhe shoqerine tonë.

Ne cilin stad çmendurie duhet të jetë një burrë, një prind, që t’i duket normale pritja në kerrin me familje, e vrasjes se gruas dhe nenes se femijeve, sikur pritet ne semafor apo ne ndonje parking. Pse o Naim zeza nuk e anulove porosine makabre ne minuten e fundit që sot Liridona t’ishte ne ndonje park lodrash me femijet e saj e ti i lire në punet e tua? Aq i vendosur ishe dhe i bindur se e kishe zgjedhe opsionin e duhur…opsionin e shkaterrimit kolektiv te dy familjeve.

Çfare halli duhet te kete nje person që t’i duket normale dhe e bëshme gjëja më e pabëshme dhe më barbare që njeriu mund ta imagjinojë?! Çfarë mund të bejë një grua që të jetë aq fajtore sa ta meritojë një masakër barbare në sytë e femijeve te saj?! A ekziston ndonje gabim njerezor që baraspeshohet me nje opsion kaq shtazor dhe definitif? JO!

Sot kur veç nje fjalosje e prinderve ne syte e femijeve konsiderohet dhunë psikologjike e traumatizuse ndaj tyre, me cilat fjalë do t’iu tregohet kjo çnjerezi atyre femijeve që mbeten jetimë, me traumë te perjetshme?! Sepse s’ka psikolog as kriminalist që mund t‘i gjeje fjalet e duhura për ta sqaru te pasqarueshmen. Sikurse s’mund te gjenden fjalët për ta ngushellu familjen e rrethin e asaj nëne qe u pre ne besë nga një narcisik e megaloman i çmendur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat