Peach viziton ushtarët britanikë në Bondsteel, i lëvdon për kontributin në KFOR

Aktuale

Peach viziton ushtarët britanikë në Bondsteel, i lëvdon për kontributin në KFOR

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 16:10
Foto nga vizita

Emisari britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka vizituar ushtarët britanikë në kampin Bondsteel.

Me këtë rast, ai ka falëndëruar ata për kontributin e tyre në mandatin e KFOR-it.

“Në fund të vizitës së tij në Kosovë, i dërguari britanik Lord Peach bëri një vizitë te ushtarët britanikë nga Regjimenti Mbretëror i Princeshës së Uellsit në kampin Bondsteel.

Lordi Peach i lavdëroi ata për vendosjen e tyre të shpejtë dhe profesionale dhe i falënderoi për kontributin e tyre në mandatin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt gjatë vendosjes së tyre këtu”, thuhet në njoftimin e Ambasadës britanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat