​Haradinaj kujton heronjtë Talla, Durmishi e Maliqi: Rënia e tyre ishte goditje për UÇK-në

Aktuale

​Haradinaj kujton heronjtë Talla, Durmishi e Maliqi: Rënia e tyre ishte goditje për UÇK-në

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 17:12
​Haradinaj kujton heronjtë Talla, Durmishi e Maliqi: Rënia e tyre ishte goditje për UÇK-në

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi, në 25-vjetorin e rënies.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se rënia e tyre ishte goditje për UÇK-në.

"Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi, intelektualë e luftëtarë, 25 vjet më parë, ranë heroikisht në kërkim të lirisë.

Rënia e tyre ishte goditje për UÇK-në, por edhe frymëzim për vazhdimin e rrugës për liri. Përulemi para veprës së tyre në shërbim të atdheut", ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat