“Ti rri këtu”, vëllai i Liridonës tregon si ua fshehu Naimi skenarin e vërtetë të vrasjes

Aktuale

“Ti rri këtu”, vëllai i Liridonës tregon si ua fshehu Naimi skenarin e vërtetë të vrasjes

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 11:03 Përditësuar në ora: 11:31 më 03.12.2023
Leonard Ademaj

Vëllai i Liridonës: Besojmë në drejtësi, të mos vritet më asnjë grua

Leonard Ademaj shkoi në mëngjes në Gjykatën Themelore në Prishtinë, aty ku tre të dyshuarit për vrasjen e motrës së tij, përfshirë bashkëshortin e saj, u paraqitën për herë të parë.

Ai u ndal para gazetarëve, për të treguar edhe njëherë se si iu lindën dyshimet se grabitja në fakt ishte inskenuar dhe se bashkëshorti i motrës së tij kishte paguar për vrasjen e bashkëshortes.

Leonard Ademaj i falënderoi gazetarët, ndërsa tha se besojnë në drejtësi.

“Faleminderit edhe prej juve dhe ju falënderoj shumë të gjithëve. Besojmë në drejtësi dhe le të jetë Liridona rasti i fundit që ka vdekë. Të mos vritet më asnjë grua, asnjë nënë dhe asnjë motër e jona. Faleminderit shumë prej juve. Zoti ju ruajt të gjithëve”, tha ai.

30-vjeçarja u vra me plumb në kokë të mërkurën. Dorasi Granit Plava tha se për inskenimin e grabitjes dhe vrasjen e Liridonës, bashkëshorti i saj, Naim Murseli e pagoi 30 mijë euro. Të dy, së bashku me Kushtrim Kokallën, i cili po ashtu u arrestua për këtë krim, dolën sot për herë të parë para gjykatës. Atyre pritet që sot t’iu caktohet masa e paraburgimit.

Leonard Ademaj: Liridona ishte një grua e fortë, një motër e fuqishme, një heroinë për fëmijët e vet

Leonard Ademaj, vëllai i të vrarës Liridona Ademaj, sot ka folur para Gjykatës Themelore të Prishtinës pas përfundimit të seancës dëgjimore ndaj të dyshuarve për vrasjen e saj, Naim Murselit, bashkëshort, dhe dy personave tjerë.

Vëllai i të ndjerës ka theksuar se Liridona është vrarë në mënyrë mizore dhe në formë makabre.

“Ajo ishte një grua e fortë, një motër e fuqishme, një heroinë për fëmijët e vet siç na tregoi që ishte e fortë. Ne po e përmbajmë veten sepse ajo nuk donte të na shihte të dobët. Atë ditë Liridona ishte në shtëpi tonë i thash mos shko rri, më tha po shkojë pak me fëmijë, u thash fëmijëve rrini me dajën, bile edhe fëmijët më thanë se ‘nuk do të vijmë derisa të vijë daja i madh nga Gjermania’”.

“Liridona shkoi, pasi ka mbërri mirë në Prishtinë tha se janë duke dashë të shkojnë në Graçanicë me ngrënë bukë, unë kam qenë duke punu gruaja m’ka thanë se e kanë vra Liridonën”, ka thënë Ademaj.

Vëllai i Liridonës thotë se u keqkuptuan për “dy ditë besë”: Ne ia kemi lënë gjithçka në dorë drejtësisë

Leonard Ademaj ka thënë se është keqkuptuar deklarata për “dy ditë besë” dhe tha se familja e tij drejtësinë e Liridonës ia ka lënë institucioneve të Kosovës.

“Ka qenë një keqkuptim. Ditën kur e kanë arrestuar Naimin, na kanë thirrë në telefon dhe na kanë thënë që është edhe dy ditë e pamja.

Këtu është bërë një keqkuptim se kanë thënë dy ditë i kanë dhënë afat e s’di as çka është besë. Ajo s’është e vërtetë.

Baba i ka thënë mbane të pamën edhe dy ditë qysh e keni pasë dhe asnjë send tjetër s’ka pasë. S’ka pasë dy e tri ditë besë. Na gjithçka ia lëmë drejtësisë, besojmë në drejtësi të Kosovës”.

Vëllai i Liridonës: Atë ditë ishte tek ne, e luta të rrinte - prindërve ju thashë nuk dihet ende nëse ka vdekur

Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës sot para gjykatës ka folur për ditën tragjike, derisa ka treguar se motra e tij tashmë e ndjerë atë ditë kishte qenë tek familja e saj.

Ai ka thënë se atë ditë i kishte thënë disa herë Liridonës të mos kthehej tek familja e burrit, por të qëndronte ende aty.

Ademaj gjithashtu ka bërë të ditur se ka qenë gruaja e tij ajo që i ka dhënë lajmin e hidhur, derisa shtoi se prindërve fillimisht nuk iu kishte thënë se Liridona ka vdekur.

Leonardi tha para gazetarëve sot, pas seancës dëgjimore për tre të dyshuarit se ai fillimisht kishte dërguar prindërit në spital për t’ju dhënë qetësues.

“Liridona u vra në mënyrë mizore. Ajo ishte grua e fuqishme, motër e fuqishme dhe doli të bëhet edhe heroinë për fëmijët e vet. Atë ditë ka qenë në shtëpinë tonë, kishte flejt tek ne, prej që është kthyer në Kosovë rrijke tek ne shumë, i thash mos shko, por më tha po shkoj- po shkoj. Edhe fëmijëve ju thash mos shkoni se po kënaqem. Pasi ka arrit në Prishtinë babës i ka tregu që do të shkonin tek një restaurant. Nga ora 22:20 më ka thirr gruaja edhe mka thënë e kanë vra Liridonën. Ne kemi edhe një djal të axhes dhe mendova se mos ai. Unë isha në punë kam shkuar shpejt tek shtëpia. Nuk dija çfarë të bëja.Nuk dojsha me besu qe Liridona ka vdek. Kam shku drejt me familjarët në spital për me ju dhënë qetësus. Morën qetësus dhe morëm rrugën për Prishtinë dhe nuk ju kam treguar që kanë vdek”, tha ai para gazetarëve.

“Ti rri këtu”, vëllai i Liridonës tregon si ua fshehu Naimi skenarin e vërtetë të vrasjes

Leonard Ademaj, vëllai i 30-vjeçarës Liridona Ademaj e cila u vra të mërkurën, tregoi para Gjykatës Themelore në Prishtinë fjalët e Naim Murselit, bashkëshortit i cili dyshohet se e porositi vrasjen e gruas së tij.

Ai tha se Murseli i ka thënë se pas grabitjes së inskenuar, ai kinse kishte kërkuar ndihmë.

“Qysh dyert kur u çelën, grabitësi nuk shkon kah pasagjeri, shkon kah shoferi. Tha ka insistu në çantë. Çfarë insistimi, dritarja ka qenë e hapur veç pak”, tha ai.

“Liridona ish kanë në gjendje me jep gjith↨çka për fëmijët”, tha Liridon Ademaj.

Vëllai i të resë e cila u vra mizorisht, tregoi se si bashkëshorti i saj e la të vritej, pasi e orkestroi vetë gjithë ngjarjen.

“Tha kam dashtë me i shpëtu fëmijët, kam shku me kërku ndihmë. S’ma çelke kurrkush derën. Ka dalë një grua në ballkon, i kam thanë ‘thirre policinë’, më ka thënë s’di me i thirrë policinë. Tha kam shku në shitore, i kam thanë a mundet dikush me u kujdes për fëmijët deri t’i thirri policinë. Jo më tha ai unë i thirri policinë. Ti rri këtu se s’bën me shku. Po pse është kah të thiotë ai, ti duhet me shku se e ke gru”, tha Liridon Ademaj para gazetarëve.

“Po shihet që e paska orkestru vetë”, tha ai.

Vëllai i Liridonës: Fëmijët janë me gjyshërit dhe hala s’e dinë që iu ka vdekur nana, me ardhë te na e kuptojnë

Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës Liridona, ka thënë se aktualisht fëmijët i kanë në kujdes dy gjyshërit, prindërit e Naim Murselit, dhe se ata s’kanë insistuar që t’i marrin meqë gjendja emocionale e familjarave është e rëndë.

“Me fëmijët kemi pasë kontakt. Shoqata sociale ka ardhur dhe ka qenë edhe te ata, që fëmijët janë mirë dhe mos keni merak për ta. Ata nuk kanë telefona që ne me komuniku me ta sepse janë të vegjël. Kujdesin e tyre e kanë gjyshja dhe gjyshi i tyre (prindërit e Naimit).

Kanë ardhur e na kanë pyet. Te ne është gjendja shumë katastrofale dhe fëmijët s’e kanë kuptu hala që nana ka vdekë dhe me ardhë te ne e kanë më të lehtë me e kuptu se çka është duke ndodhur. I kemi lënë te ata sepse janë edhe fëmijët e vëllait të Naimit dhe po e kalojnë kohën me ta pa e kuptu”, tha ai.  

Leonard Ademaj s’ka marrë pjesë në seancë në seancën dëgjimore ku kanë dalë tre të dyshuarit, përfshirë edhe Naim Murselin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat