“Drejtësi për Liridonën”, protestë para ambasadës së Kosovës për vrasjen e 30 vjeçares të urdhëruar nga burri i saj

Aktuale

“Drejtësi për Liridonën”, protestë para ambasadës së Kosovës për vrasjen e 30 vjeçares të urdhëruar nga burri i saj

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 12:20
Pamje nga protesta

Shoqëria civile ka dalë në protestë të dielën përpara ambasadës së Kosovës në Tiranë duke dënuar ngjarjen e rëndë të ndodhur në Prishtinë, vrasjen e 30 vjeçares Liridona Ademaj Murseli. Gazetarja Gerta Vasku raporton se aktivistët bëjnë thirrje përmes pankartave për drejtësi për nënën e dy fëmijëve.

Një mesazh pati edhe nga ambasadori i Kosovës, Skënder Dyrmishi i cili tha se “drejtësia duhet të thotë fjalën e vet për një krim kaq monstruoz siç ndodhi me Liridonën”.

30 vjeçarja u vra mbrëmjen e së mërkurës teksa ishte në makinë me bashkëshortin e saj, Naim Murseli dhe dy fëmijët e mitur.

Nëna e dy fëmijëve u ekzekutua me porosi të bashkëshortit të saj, i cili tashmë është arrestuar bashkë me dy bashkëpunëtorët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat