“S’e durojnë burgun ata që paguajnë mercenarë për ta vrarë një nënë”, çka po aludon avokati Besnik Berisha

Aktuale

“S’e durojnë burgun ata që paguajnë mercenarë për ta vrarë një nënë”, çka po aludon avokati Besnik Berisha

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 15:28
Besnik Berisha

Naim Murselit sot iu caktuan 30 ditë paraburgim ndërsa Gjykata Themelore në Prishtinë tha se ekziston dyshimi i bazuar mirë se ai “në mënyrë dinake” organizoi vrasjen e gruas së tij.

Avokati Besnik Berisha shkroi në Facebook se të burgosurit si Murseli “burgun s’e durojnë dot”, duke lënë të nënkuptuar një aludim.

Ata qe paguajne mercenarë per ta vrarë një nënë siç u vra Liridona, burgun se durojnë dot. Pjesën tjeter po besoj që e kuptoni vet!”, shkroi ai.

Naim Murseli doli sot për herë të parë para gjykatës, së bashku me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, dy të pandehurit tjerë, me të cilët ekziston dyshimi i bazuar mirë se e organizoi vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt të mërkurën në Prishtinë.

Gjykata Themelore e Prishtinës sot ua caktoi nga një muaj paraburgim secilit, pasi sipas gjykatëses së procedurës paraprake, “ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat