“E mallkoi gjaku i Liridonës”, Halil Geci ‘shpërthen’ kundër Naim Murselit – e përmend edhe Thaçin dhe Specialen

Aktuale

“E mallkoi gjaku i Liridonës”, Halil Geci ‘shpërthen’ kundër Naim Murselit – e përmend edhe Thaçin dhe Specialen

Nga: N. Sh. Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 13:23
Liridona dhe Naim Murseli

Edhe veprimtari i LDK-së, Halil Geci e ka komentuar vrasjen e Liridonës.

Liridona u vra nga një organizimi i bashkëshortit të saj, Naim Murselit, ku la pas vetës 2 fëmijë, ndërsa Naimi tashmë gjendet i burgosur në burgun e sigurisë së lartë në Dyz.

Geci thotë se vrasja e Liridonës e shokoi dhe i përloti të gjithë, duke iu drejtua me fjalën “bijë”, pasi shton se në Liridonën e sheh edhe bijën e tij.

Geci përmes një shkrimi të gjatë në Facebook, thotë se po të dinte Naimi që do të merrte një plumb në ballë nga familja e Liridonës kurrë nuk do ta kryente këtë vrasje.

Ai tutje shton se, gjaku i Liridonës e mallkoi Naimin, prandaj u zbulua shpejt.

Tutje, Geci flet edhe për isntitucionet dhe sistemin e drejtësisë, ku e lidhë me ish-krerët e UÇK-së të arrestuar në Hagë.

Më poshtë shkrimi i plotë:

Prindër dhe familjarë! E lexoni këtë artikull me rëndësi për të gjithë ne!

Kosova është në ndërtim e sipër të institucioneve dhe derisa të ndërtohen këto institucione, qëndroni afër vajzave, kujdesuni për to më shumë se për çdo gjë, dhëndurve, shpesh ua përkujtoni Ligjet e Kanunit se vërtetë disa dukuri negative, ngjarje tmerri që po ndodhin në vendin tonë e sidomos kjo e fundit, vrasje me paramendim të vritet një nënë, motër, bijë e dikujt, PA  UA Ç…  NËNËN PLUMB NË POCORRK TË KRESË dhe pa pasur frikë, gjithmonë kriminelët do të na i vrasin fëmijët.

Moj bijë Liridonë, mund të të quaj lirisht bijë se në ty shoh edhe bijën time! Ti ike dhe ikja jote na shokoi e na përloti të gjithëve, por prindërve të ardhshëm ua ke dhënë mësim, një mesazh të fuqishëm se sikur ta dinte Naim Krimineli që nga familjarët e tu e ha plumbin mu në lule të ballit, kurrë nuk do të kishte vepruar ashtu. Gjeti hapësirë dhe veproi, shuajti një jetë në lulen e rinisë për qëllime të tij personale, por ja se krimineli ishte organizues i keq, u zbulua shpejt. E mallkoi gjaku yt, o bijë Liridonë, loti i familjarëve e fëmijëria e fëmijëve tuaj i vrau kriminelët.

Për fat të keq, sikur Liridona, edhe shumë Liridona të tjera do të vriten dhe të maltretohen derisa nga institucionet e Kosovës të pastrohen gjyqtarët dhe prokurorët e emëruar nga disa kriminelë që sot po i mban Haga, të cilët i patën emëruar gjyqtarë e prokurorë sipas tekeve e qejfeve të tyre se ashtu u konvenonte, me qëllimin e vetëm - për t’i mbuluar krimet e tyre të bëra gjatë luftës, dhe pas saj, e që edhe dyshohet se patën vrarë njerëzit e Amerikës, atdhetarë të vijes së Ibrahim Rugovës,e që edhe vetë Rugovës i bënë atentatë,për të cilat vepra  sot po përballen në Hagë.

Këta kriminelë këte punë e patën planifikuar mirë sepse qëndronin në “Atë shtyllë” duke menduar ata të mjerë se do të gjykohen në Kosovë. 

Projektin e tyre ua pjerdhi Amerika dhe i detyroi po të njëjtit që ta ndërtojnë  Gjykatën Speciale vetë ata, pikërisht që vetë të jenë pastaj pre e saj.

Gjykata u ndërtua kinse për vrasje politike, por ajo kryesorja pse amerikanët e ndërtuan këtë gjykatë, ishte se kriminelët e zgjedhur të popullit tentuan t’ia shkatërrojnë Amerikës projektin për të cilin  ajo shpenzoi miliarda dollarë për Kosovën si shtet të pavarur e demokratikë,duke tentuar ta sjellin Rusinë te Ura e Ibrit.

Kjo ishte arsyeja pse Amerikanët donin pikërisht ta formonin specialen.

Porosia e amerikanëve te Polari i Brojës ishte:  “Nëse nuk e ndërtoni ju këte gjykatë, padyshim se do t’ua ndërtojë Këshilli i Sigurimit dhe gjyqtarët do të jenë rusë e kinezë e pastaj ju do të na kërkoni ndihmë, por atëhere do të jetë vonë.”

Nga frika që po ua ndërton Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara,doli Polari me apel duke thënë se: “Ai që nuk e voton Specialen, quhet tradhtar.”

Por ndodhi ajo që duhej të ndodhte.

Ndërkombëtarët e panë se drejtësia dhe gjykatat janë të kapura, ku nuk kishin mundësi t’i dënonin dhe t’i mbanin në burgje  kriminelët,dhe mu për këte Amerikanët u detyruan që ta formojnë Gjykatën Speciale, enkas  për kapësit e drejtësisë dhe shtetit, duke i detyruar po të njëjtit që ta formojnë vetë Specialen me seli në Evropë.

Nëse e përcillni situatën se kush janë kriminelët që vrasin njerëz me porosi, si ky krimineli Naim Murseli na dalin pothuajse të gjithë ata që janë njerëzit e afërt me poltikanët e PDK-së dhe rrethit të tyre, qoftë vozitës, këshilltarë biznesmenë, djem apo nipër të politikanëve kriminelë.

Kjo është një e vërtetë e pasqyrës sonë aktuale e cila çdoherë e më shumë shkakton plagë të rënda me krimet dhe dukuri të tjera negative në vendin tonë për fat të keq e që shumë më herët, këto dukuri i kemi dëgjuar vetëm në medie, për në vende të tjera në botë, kurse tani po i përjetojmë në lëkurën tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat