“Psikopati”- Avokati Berisha: Naimi ka përmendur si motiv edhe tradhtinë

Aktuale

“Psikopati”- Avokati Berisha: Naimi ka përmendur si motiv edhe tradhtinë

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 22:07
Besnik Berisha

Avokati i njohur, Besnik Berisha ka thënë se vrasesi armën me të cilën e ka vrarë Liridonën e kishte fshehur në sanë (ushqim të kafshëve), prapa shtëpisë së tij.

Berisha e ka quajtur psikopati veprimin e Naim Murselit, i cili ka thënë që edhe ai ka qenë i rrezikuar ani pse vet e kishte paguar vrasësin për vrasjen e gruas.

“Pjesëtari i FSK-së, e ka pranuar që ka ndihmuar Naimin duke e takuar me vrasësin për të planifikuar vrasjen”, ka thënë Berisha.

Berisha tutje ka thënë se Naimi ka përmendur edhe tradhtinë por kjo nuk do të dalë e vërtetë dhe se edhe po të ishte kjo nuk e justifikon krimin e bërë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat