Reforma në drejtësi – Shoqëria civile thotë se ka mbetur në udhëkryq: Qeveria s’po e lufton korrupsionin

Aktuale

Reforma në drejtësi – Shoqëria civile thotë se ka mbetur në udhëkryq: Qeveria s’po e lufton korrupsionin

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 11:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Koalicioni i organizatave jo-qeveritare (IKD, FOL dhe INPO), në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit, kanë mbajtur tryezën “Reforma në drejtësi”.

Betim Musliu, nga IKD tha se është dëshpëruese që në këtë tryezë nuk po marrin përfaqësues të pushtet, që sipas tij, nuk janë të gatshëm që të ballafaqohen me temat për reformat në sistemin e drejtësisë.

Ai tha se ka pasur dështime të projektligjeve që janë miratuar në Kuvend dhe se reforma ka mbetur në udhëkryq.

“Kemi pakënaqësi dhe kritikë të institucioneve që për fat të keq nuk janë pjesë e këtij paneli përkundër konfirmimit që i kanë bërë. Kjo Qeveri që është në pushtet një ndër premtimet që ika pasur ka qenë pikërisht drejtësia, reforma e shumëpritur e nevojshme në sistemin e drejtësisë. Kjo tash është dëshpëruese kur i kemi në pushet nuk i kemi të gatshëm të vijnë të ballafaqohen me temat për reformat në sistemin e drejtësisë”.

“Kemi pasur dështime të projektligjeve që janë miratuar në Kuvend e sot reformën e kanë lënë në një udhëkryq të madh dhe ka nevojë të jepet një rrugo zgjidhje, por kjo rrugë zgjidhje nuk po dihet ende cila do të jetë”.

Edhe Mexhide Demolli-Nimani, drejtoresh e Lëvizjes “FOL”, pati kritika për mospjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve në tryezë, ndonëse tha se erdhën në pushtet duke proklamuar ndryshime ato nuk po ndodhin.

“Është një fatkeqësi që na mungojnë përfaqësuesit e institucioneve tona. Erdhën në pushtet duke premtuar por qa kemi parë gjatë këtyre vite le shumë për të dëshiruar. Pavarësisht disa ndryshimeve e kem një institucion që janë shtuar punët po nuk kemi një gatishmëri të kësaj Qeverie të rrisë buxhetin në këtë institucion”.

Mund të them se mund të jetë një proces i dështuar nëse vazhdojnë kështu. Si përmbledhje reforma e shumë premtuar nga kjo Qeveri mund të them qe është reformë e dështuar

Gzim Shala, hulumtues i lartë në IKD, tha se Qeveria nuk ka punuar në luftën kundër korrupsionin edhe pse sa ishte në opozitë vazhdimisht kritikonte për këtë.

Ai tha se Qeveria duhet që të bëjë reforma në përputhje me Kushtetutën dhe që mos të dështojnë.

Në asnjë rast nuk e shohim reformën në drejtësi, as premtimet në reformat të mëdha as në fusha tjera. Tre vite ka ardhur kjo Qeveri dhe nuk ka luftë kundër korrupsionit po flasim në premtimin që ka qenë në boshtin e kësaj Qeverie. Vettingu duhet pasur parasysh amendamentet janë në Gjykatën Kushtetuese. I takon qeverisë që reformat ta bëjë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e saj mos të dështojnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat