Rron Gjinovci, Kurtit: Albin, na i kena dy armiq, jo veç një - e kena Serbinë edhe analfabetizmin

Aktuale

Rron Gjinovci, Kurtit: Albin, na i kena dy armiq, jo veç një - e kena Serbinë edhe analfabetizmin

Nga: A.SH Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 15:38
Rron Gjinovci

Kosova në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022 ka zënë vendin e 76 nga 80 shtete pjesëmarrëse për lexim, ndërsa është në vendin e 77-të nga 80 për shkencë.

Majde, ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, ka thënë se kjo ishte e pritshme.

“Rezultatet të cilat janë bërë publike kanë qenë të pritshme, duke marrë parasysh që e kemi pasur një situatë pas pandemisë, ku mësimi është zhvilluar me probleme”.

Për këtë ka reaguar Rron Gjinovci i cili ka thënë se Kosova i ka dy armiqë, Serbinë dhe analfabetizmin.

Postimi në facebook:

Albin Kurti, na i kena dy armiq jo veç njo, e kena Serbinë edhe analfabetizmin. Nëse dështon Serbija, ka me na shkatërru analfabetizmi. Serbija po më duket ka me dështu, e analfabetizmi është veç tu u forcu. Nga 78% jena bo 83% analfa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat