Shkëlzen Gashi: Bashkimi kombëtar mund ta bëjë Kosovën provincë të Shqipërisë

Aktuale

Shkëlzen Gashi: Bashkimi kombëtar mund ta bëjë Kosovën provincë të Shqipërisë

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 22:05
Shkëlzen Gashi

Shkëlzen Gashi, aktivist, ka thënë se bashkimi potencial me Shqipërinë mund ta bëjë Kosovën si “provincë të Shqipërisë”.

Gashi tha se për bashkim duhet të ketë kushte e dialog.

Ai në “Pressing”, ka thënë se po analizohet vetëm pjesa e gjeopolitikës, por jo edhe çështja e brendshme nëse dëshirohet ky bashkim apo jo.

”Aspekti i brendshëm, a dojnë ata Shqipërisë me u bashku me Kosovën, a dëshirojmë ne. Cilat janë kushtet e tyre me u bashku, cilat janë kushtet tona. Ne nuk i diskutojmë këto kur. Ato munden me thënë se ne dëshirojmë me u bashku por ju duhet me u nënshtru ndaj nesh, standardin gjuhësor 1972 nuk dëshirojmë me prek. Tirana ka me qenë qendra, ju keni me qenë vetëm një provincë e kësaj Shqipërie”, ka thënë Gashi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat