Tërnava: Nuk dyshoj në trimërinë e Policisë tonë, të gjithë janë të përgatitur

Aktuale

Tërnava: Nuk dyshoj në trimërinë e Policisë tonë, të gjithë janë të përgatitur

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 00:05
Hajrullah Tërnava

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava thotë se të gjithë policët e Kosovës janë të përgatitur dhe nuk dyshon në “trimërinë” e tyre.

Tërnava theksoi se ministrat e Punëve të Brendshme të Qeverive të kaluara nuk kanë pasur trimëri të shkojnë në kufijtë me Serbinë, ku tani siç thotë ai, po shtrihet sovraniteti.

“Sepse e kemi faktin dhe argumentin që më nuk duhet me pasë besë sikur që as nuk është kontrollu e as nuk e kanë vizitu ktyneherë ministrat e brendshëm ato territore, sepse nuk kanë pas mundësinë e as nuk i kanë pas atë trimëri me shku sikur tash që po shtrihet sovraniteti deri në ato kufijtë…është trimëri…është edhe trimëri edhe vendosmëria e veprimeve.

Kur ti je i vendosur me rujt kufirin tënd edhe me përdor armën sikur që na u vra Afrim Bunjaku, e në të kundërtën tjerë policë i vrajtën disa serbë, a s’është kjo trimëri? Është trimëri. Edhe duhet kufijtë gjithkund, ku rrezikohen kufijtë, djemtë më trima me i qu aty…por unë nuk dyshoj në përgjithësi në trimërinë e Policisë tonë, sepse të gjithë janë të përgatitur”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat