Townsend: Nuk mendoj se do të ketë shpërthim lufte në Ballkan

Aktuale

Townsend: Nuk mendoj se do të ketë shpërthim lufte në Ballkan

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 07:45
Jim Townsend

Ish-zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Jim Townsend,ka folur për sigurinë në Rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për atë se a mund të ketë një përsëritje të luftërave mes shteteve ballkanike.

Townsend ka thënë se nuk mendon që do ketë një shpërthim lufte siç ndodhi në vitet 90-ta, teksa përmendi edhe rritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë muajt e fundit.

Nuk konsideroj se do të përsëritet në formën si ndodhi gjatë viteve ’90 kur luftimet ishin me të vërtetë të tmerrshme. Ishim dëshmitarë të shumë tragjedive, shumë vdekjeve të civilëve. Nuk mendoj se do të ketë një shpërthim lufte siç ndodhi atëherë. Por, të gjithë jemi të shqetësuar që ende ka mundësi konflikti atje. Gjatë muajve të fundit kemi parë rritje të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë në veçanti, dhe gjithashtu në Bosnjë ka trazira politike.

Por ajo që ndryshon tani nga vitet 90-ta është prania e Bashkimit Evropian dhe NATO-s me KFOR-in, në terren. Sot kemi mjete në dispozicion për ta menaxhuar konfliktin dhe për ta parandaluar shpërthimin e tij, që atëhere nuk i kishim. Vitet ‘90 ishin një periudhë gjatë të cilës bashkësia ndërkombëtare mësoi se çfarë lloj mjetesh na duheshin atje… Mendoj se mësuam nga ajo periudhë njësoj sikurse edhe vendet e Ballkanit. Konflikti gjithmonë ka mundësi të ndodhë, por tani kemi mjetet që të parandalojmë përsëritjen e asaj që ndodhi në vitet 90-ta”,  tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat