Vrasja e Liridonës, avokati hedh dyshime të forta: Naimi mund të jetë i përfshirë në një tjetër krim të rëndë

Aktuale

Vrasja e Liridonës, avokati hedh dyshime të forta: Naimi mund të jetë i përfshirë në një tjetër krim të rëndë

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 08:59
Liridona Ademaj dhe Naim Murseli

Për vrasjen makabre të Liridona Ademajt në Kosovë, ngjarje për të cilën akuzohet bashkëshorti si organizator, kanë qarkulluar disa teori në media, por zyrtarisht nuk ka asnjë pistë nga Prokuroria e Prishtinës.

Avokati nga Kosova, Skënder Musa, i ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, thotë se dy motivet që qarkullojnë, ai i një marrëdhënie homoseksuale dhe i siguracionit të jetës në Suedi, nuk qëndrojnë.

Sipas tij, autori i dyshuar Naim Murseli mund ta ketë porositur krimin për të fshehur një tjetër krim të rëndë.

Avokati dyshon që Murseli mund të jetë i përfshirë në një ngjarje kriminale në Suedi, e për këtë, autoritetet kosovare do të duhet të bashkëpunojnë me autoritetet në Suedi.

“Motivi, nuk qëndrojnë këto. Sa i përket motivit seksual apo moral, në mënyrë absolute nuk qëndron. Motivi i xhelozisë nuk lejon përgatitje, është motiv në gjaknxehtësi e sipër. Nuk qëndron dhe motivi i siguracionit. Vepra penale e vrasjes së rëndë kryehet edhe me qëllim të fshehjes së një vepre penale.

Duke analizuar personalitetin e të dyshuarit, dëshirën e flaktë të tij për t’u shoqëruar me njerëz të famshëm, ëstë një personalitet që ka pasur dëshirë të ketë famë. Në rrugën e tij ky person ka mundur të jetë i përfshirë në ndonjë krim të rëndë, në Suedi dyshoj. Krim që e ka ditur bashkëshortja.

Prokuroria e Kosovës duhet të kërkojë ndihmë edhe nga institucionet e Suedisë. Suedia është një shtet që shumë e ka rrugën e rëndë të bashkëpunimit ndërkombëtar të veprave penale. Mirëpo duke pasur parasysh që gjithë bizneset e tij kanë qenë të orientuara në Suedi, të vinte të jetonte në Prishtinë kur Kosova është në krizë ekonomike, le të dyshojë që ky person ka një të kaluar kriminale atje. Prokuroria duhet të orientohet edhe në atë drejtim. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë të kaluar kriminale edhe në Kosovë”, u shpreh avokati Musa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat