“Naimi, dhëndri ideal”, Evis Ahmeti rrëfen çfarë i thanë familjarët e Liridonës

Aktuale

“Naimi, dhëndri ideal”, Evis Ahmeti rrëfen çfarë i thanë familjarët e Liridonës

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 09:05
Liridona Ademaj dhe Naim Murseli

Moderatorja Evis Ahmeti thotë se nga takimet që ka pasur me familjen e Liridona Ademit pak para se të mësohej se i akuzuar kryesor për vrasjen e saj ishte bashkëshorti, Naim Murseli, ata të dy ishin çifti ideal në sytë e të afërmve.

E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, moderatorja Ahmeti thotë se i është thënë në familjen e Liridonës se “Naim Murseli është dhëndri ideal”.

Evis Ahmeti: Unë kam marrë takime me të dyja palët. Tek familja e Liridonës, vajta si pjesëtare e asaj familje për lidhjet e tim shoqi për lidhjet me Gjakovën, më është thënë në dhomën e burrave, por edhe të grave për figurën e Naim Murselit “që ai ishte dhëndri ideal, ishte djali që i kishte dhënë njëlloj territori dhe lirie dhe pavarësie Liridonën dhe e mbështeste dhe Liridonën si feministe”.

Blendi Fevziu: Unë e kam takuar diku. Ishte shumë i sjellshëm. Kishte një gjë të bezdisur me këto komplimentet e mëdha “je i madh, je figurë…”, domethënë që të bezdisin. Në sjellje, ishte sjellja e një njeriu që mund të thoshe “si mund të jetë kaq i edukuar”.

Evis Ahmeti: Ajo që më ka thënë babai i Naimit dhe familjarët e Liridonës në sytë e të gjithëve. Ishte një çift ideal në sytë e të gjithëve. Madja, motra e Liridonës dhe kunata, nusja e Leonardit është vajza e hallës së Naimit dhe ndërkohë në familjen Ademaj është edhe një pjesëtare shumë i afërt i familjes së Naim Murselit. Është një familje që ka bërë 3-4 krushqi, e fundit ka qenë Liridona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat