Përse Naimi porositi vrasjen e gruas? Avokati dhe eksperti hedhin poshtë këtë hipotezë: Motivin ndoshta nuk do ta dimë kurrë

Aktuale

Përse Naimi porositi vrasjen e gruas? Avokati dhe eksperti hedhin poshtë këtë hipotezë: Motivin ndoshta nuk do ta dimë kurrë

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 09:06
Liridona Ademaj

Kur kanë kaluar tashmë disa ditë nga vrasja e Liridona Ademajt në Prishtinë, pyetja që nuk ka marrë ende përgjigje e për të cilën ka shumë aludime është: Cili është motivi që bashkëshorti i saj Naim Murseli porositi vrasjen e 30-vjeçares? Në mesin e këtyre aludimeve ka qenë edhe që Liridona kishte një siguracion jete me vlerë prej 20 milionë eurosh në Suedi, aty ku e gjithë familja jetonte. Por si avokati Tomë Gashi, ashtu sikurse edhe eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi bien të dy dakord se kjo hipotezë nuk qëndron.  

Në një intervistë me gazetarin Besard Jacaj, në Klan News, avokati Gashi tha se shteti suedez nuk ofron shuma të tilla kur vjen puna te siguracioni i jetës dhe edhe nëse kjo do të ishte e vërtetë, përfitues nuk do të ishte bashkëshorti.

“Është shkruar dhe është thënë shumë herë që prej ditës së vrasjes se një prej motiveve kryesore mund të jetë përfitimi material, apo përfitimi i një shumë jashtëzakonisht të madhe të lekëve, diku rreth 20 milionë euro. Mirëpo që prej ditësh së djeshme dhe më herët ekspertë të sigurimeve, apo të sigurimit të jetës në Suedi kanë deklaruar që Suedia nuk ka ligje të tilla dhe shuma maksimale mund të jetë shumë e vogël, më pak se 1 milionë euro dhe është thënë që duke pasur parasysh që është bërë publike, edhe po të ishte e tillë, përfitues nuk mund të jetë në asnjë mënyrë Naim Murseli dhe kjo ka qenë krejtësisht e pavërtetë se është bërë sigurimi me një shumë marramendëse prej 20 milionë euro dhe kjo mund të jetë ndoshta arsyeja kryesor për porositjen e vrasjes së bashkëshortes së tij”.

Sipas avokatit, motivin ndoshta nuk mund ta dimë kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat