Kush e shtyu Naim Murselin të vriste gruan? Klodiana Lala tregon detaje: Krim i nxituar, autori i përfshirë në tenderë!

Aktuale

Kush e shtyu Naim Murselin të vriste gruan? Klodiana Lala tregon detaje: Krim i nxituar, autori i përfshirë në tenderë!

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 16:23
Klodiana Lala

Ajo tha se ka një intervistë ende të patransmetuar, ku babai flet për përfshirje në krim të Naim Murselit dhe Kushtrim Kokallës.

Sipas Lalës Naim Murseli fsheh një sekret të madh të cilin Liridona Ademi e ka ditur.

“E ndjera ka pasur informacione që mund të zbulonin një gjë më të madhe që mund të cenonin shumë interesa”, është shprehur gazetarja.

Lala tha se Naim Murseli është i përfshirë në histori tenderash dhe kjo mund të jetë arsyeja e cila mund ta ketë çuar në vrasjen e bashkëshortes së tij.

Klodiana Lala: Motivi i parë, prokurorja është treguar shumë e kujdesshme për të mos dhënë një motiv zyrtar sepse aty ka pasur edhe monitorues për të dalë lajmi dhe për tu devijuar hetimi. Çfarë unë kam konstatuar është që e ndjera ka pasur informacione që mund të zbulonin një gjë më të madhe që mund të cenonin shumë interesa.

Interesa në ç’kuptim?

Klodiana Lala: Naim Murseli është i përfshirë në histori tenderësh, kishte një aktivitet të pahetuar në Suedi. Nuk dua t’ju hy fare historive intime nëse janë të tilla atë do ta thotë prokuroria. Të gjitha pistat janë të hapura, ama ka një gjë…. Edhe në këtë rast, Liridona ishte shuam e tërhequr dhe nuk kishte folur për problematika. Kam komunikuar më shumë njerëz të cilët e kanë njohur Naim Murselin me gazetarë, funksionarë të ndryshëm në Kosovë për të kuptuar më tej.

Naim Murseli nuk erdhi nga hiçi u çmend dhe vrau bashkëshorten por ai mbarte ngarkesa me vete. Se të çfarë natyre ishin këto ngarkese prokuroria duhet të hetojë. Familja vetëm në këtë pikë dyshojnë për siguracionin. Madje ata nuk kishin dijeni edhe për divorcin.

Edhe babai i Murselit thotë të njëjtën gjë që s’kam pasur dijeni për ndonjë konflikt mes tyre, edhe babai i Liridonës thoshte të njëjtën gjë.

Ndër të tjera gjatë fjalës së saj gazetarja është shprehur se sipas mendimit të saj kjo ngjarje nuk është një ngjarje e planifikuar për një kohë të gjatë, por është një krim në nxitim e sipër.

Klodiana Lala: Unë nuk e shikoj që është një krim i planifikuar për një kohë shumë të gjatë,  por mendoj që është një krim në nxitim e sipër ku kanë lënë prova shumë të forta rrugës.

Është krim i planifikuar është ekzekutuar në nxitime  sipër.

Klodiana Lala: Nuk thash që ata e bën marrëveshjen aty për aty, ata kanë punuar një javë. Ai krim është planifikuar për atë kohën e shkurtër por kanë nxituar për shkak të motivit. Vendi i ngjarjes është zonë rezidenciale dhe ishte e mbuluar me kamera sigurie. Ata kanë pasur  një nxitim për ta vënë në jetë planin e tyre. Po ta kenë të planifikuar do kishin zgjedhur një zonë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat