Zhduket shtetasi i Kosovës në Çeki

Aktuale

Zhduket shtetasi i Kosovës në Çeki

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 18:06
Arben Gashi

Arben Gashi nga fshati Paskalicë e komunës së Klinës, i cili jetonte në Gjermani, është zhdukur që nga e mërkura me datë 29 nëntor.

Arbeni ishte nisur nga Italia për në Gjermani dhe se ai ka humbur çdo kontakt me familjen e tij dhe për herë të fundit është parë në Pragë të Republikës Çeke.

Andaj familja e Arbenit kërkon ndihmën e qytetarëve.

“Arben Gashi (lindur më 14 shtator 1991) një person me aftësi të kufizuara në Gjermani është zhdukur që nga e mërkura 29 nëntor 2023. Ai ka humbur çdo kontakt me familjen e tij dhe për herë të fundit është parë në Pragë të Republikës Çeke”, thuhet në njoftimin e familjes Gashi.

Nëse dikush e ka parë ose ka ndonjë informacion për të, ju lutemi të kontaktoni familjen Gashi. +491759311506 ose (CZ) 603328602

Ndihma juaj mund t’i shpëtojë jetën Arbenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat