Lama: Kjo është pista më e mundshme e motivit të vrasjes së Liridonës!

Aktuale

Lama: Kjo është pista më e mundshme e motivit të vrasjes së Liridonës!

Nga: A.SH Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 19:15
Varri i Liridona Ademajt

Për vrasjen e Liridona Ademjat po qarkullojnë shumë mendime dhe informata.

Sipas Alma Lamës, pista e cila mbetet më e mundshme e motivit të vrasjes është ajo se Liridona ndoshta ka ditur ndonjë informacion rreth Naimit e që lidhet mbase me ndonjë krim të rëndë ku ai ka qenë i përfshirë.

Postimi i plotë;

Pas gjithe informatave qe qarkullojne per vrasjen e Liridones, pista me e mundshme mbetet ajo e motivit te vrasjes per shkak se ajo ka ditur rreth Naimit ndonje informacion qe lidhet me ndonje krim te rende ku ai ka qene i perfshire.

Fakti qe nuk kane pasur raporte te mira dhe kane shkuar me heret drejt divorcit tregon se ai eshte frikesuar qe ajo mund te flase nese ndahen. Prandaj si duket ka pergaditur krejt skenarin e kthimit ne Kosove, e ka bere te besoje te martesa, ka blere shtepi dhe e ka bindur per tu kthyer nga Suedia dhe hequr dore prej jetes atje.

Nje skenar kriminal i nje vrasesi gjakftohte, qe me muaj ka planifikuar vrasjen. Tani mbetet te zbulohet ndonje krim i rende paraprak qe e ka kryer per llogari te vet apo personave te tjere, qe ka tentuar ta fshehe.

Ndoshta, gjate debateve te tyre, Liridona mund te ja kete permendur dhe ai eshte ndjere i kercenuar.

E verteta do te zbardhet heret a vone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat