​Kurti-Onorato diskutojnë mbi bashkëpunimin në programet e projekteve për të rinjtë e gratë

Aktuale

​Kurti-Onorato diskutojnë mbi bashkëpunimin në programet e projekteve për të rinjtë e gratë

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 19:42
Foto nga takimi

Kryeministri Albin Kurti u takua sot me drejtoreshën rezidente të Programit për Kosovë nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), Marta Onorato, me të cilën diskutoi mbi rritjen e forcimin e bashkëpunimit në programet e projektet për të rinjtë dhe gratë, si dhe ato në zhvillimin e politikave publike.

Kurti vlerësoi rolin e kontributin e institutit në avancimin e reformave që kanë për qëllim gjithëpërfshirjen, teksa shprehu gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.

Ndërsa, Onorato vlerësoi qeverinë në masën e pjesëmarrjes dhe përfshirjen e grave në vendimmarrje si dhe shprehu gatishmërinë për avancimin e mëtejmë të agjendës së barazisë gjinore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat