Millosh Dimitrijeviçi nga Gorozhdevci kandidat për deputet në Serbi, ishte subvencionuar nga Gazmend Muhaxheri për të “pjekur raki’

Aktuale

Millosh Dimitrijeviçi nga Gorozhdevci kandidat për deputet në Serbi, ishte subvencionuar nga Gazmend Muhaxheri për të “pjekur raki’

Nga: N. Sh. Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 19:46
Millosh Dimitrijeviçi

Analisti politik Gazmir Raci, ka publikuar një fotografi të Millosh Dimitrijeviçit nga Gorozhdevci i cili është kandidat për deputet në zgjedhjet serbe nga partia e Milloshevvqit.

Raci thotë se, Dimitrijeviç është i njohur edhe si kryetar i strukturave paralele në Pejë.

Sipas tij, në vitin 2020, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri e ka subvencionuar me 2500 euro për të “pjekur raki”.

Postimi i plotë:

Anëtari i Komitetit për Komunitete në Komunen e Pejës është sot kandidat për deputet në zgjedhjet serbe nga partia e Millosheviqit, SPS.

Ky është Millosh Dimitrijevic nga Gorozhdevci, i njohur edhe si Kryetar i strukturave paralele në Pejë.

Në 2020, Kryetari Muhaxheri e ka subvencionuar me 2,500 euro për të "pjekur raki".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat