Peci: Ndjehem me fat nëse vila e Radojçiqit përdoret nga Policia e Kosovës

Aktuale

Peci: Ndjehem me fat nëse vila e Radojçiqit përdoret nga Policia e Kosovës

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 23:22
Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është shprehur se ndjehet me fat nëse vila e kryekriminelit të veriut, Milan Radojçiq, – e cila u konfiskua pas sulmit terrorist të 24 shtatorit – mund të përdoret nga Policia e Kosovës.

Për këtë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ishte angazhuar për të përdorur vilën e konfiskuar të Radojçiqit, duke i bërë kërkesë Ministrisë së Bujqësisë që prona e tij të përdoret nga Policia e Kosovës.

E sa i përket kësaj Peci ka thënë se procedura është në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Procedura është diku në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kurse ne kemi dërgu krejt pjesën  dokumentacionit edhe gatishmërinë që ajo vilë me qenë në dispozicion të ministrisë së Punëve të Brendshme. Ndjehem me fat që ajo të vilë mundet me qenë në dispozicion të Policisë së Kosovës, për qëllimeve të sigurisë, akomodimit, strehimit dhje çështjeve të tjera. Mendoj që i kontribuon prezenca e policive”, ka thënë Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat