“Ulpiana, sinonim i zhvatjes”, Peci flet për “uzurpimet” e pronave shtetërore

Aktuale

“Ulpiana, sinonim i zhvatjes”, Peci flet për “uzurpimet” e pronave shtetërore

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 23:59
Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka deklaruar se në lagjen Ulpiana të Prishtinës ka uzurpim të pronës shtetërore.

Ai ka thënë një rast konkret ku një pronë e shtetit, e cila sipas tij, ka qenë pjesë e Institucionit të Bujqësisë (IBK), është përvetësuar nga një individ dhe është zgjeruar në mënyrë të paligjshme.

Peci ka theksuar se ky rast është një “shembull i zhvatjes së institucioneve” dhe se autoritetet lokale dhe drejtësia duhet të japin shpjegime për mënyrën se si prona e shtetit është privatizuar dhe pse është lejuar një veprimtari e kundërligjshme në këtë pronë.

“Në Ulpianë në qendër të Kosovës dhe Prishtinës është zhvatja, sinonim i zhvatjes së institucioneve për shkak se ato institucionet e rendit dhe drejtësisë duhet me dhënë shpjegim qysh prona e shtetit është shitur. Prona e shtetit që ka qenë pjesë e IBK-së, IBK-ja nuk ka qenë ndërmarrje shoqërore, ajo është privatësu dhe është përvetësu nga një individë”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, ajo pronë shtetërore është shitur në qendër të Prishtinës dy banesa në një hapësirë 159 metra kaltëror, dhe siç ka shtuar ai është zgjeruar në kundërshtim me krejt legjislacionin në fuqi 740 metra.

“Kjo shoqëri e ka për obligim qysh prona e shtetit është shitur në qendër të Prishtinës dy banesa në një hapësirë 159 metra kaltëror. Aty është futur përmes birës së çelësit për një sipërfaqe 159 metra katrore është zgjeruar në kundërshtim me krejt legjislacionin në fuqi 740 metra në pronën e Ministrisë së Bujqësisë do të thotë aty ushtrohet veprimtari e kundërligjshme, dhe gjitha ata që e kanë lejuar dhe gjithë ata që kanë qenë në ekzekutivin e Komunë së Prishtinës duhet me dhënë përgjegjësi”, ka deklaruar tutje ai.

Ministri Peci ka deklaruar se ka edhe disa “uzurpimesh të pronave të Institutit Bujqësor të Kosovës”.

“Pronat e institutit bujqësor të Kosovës, për një periudhë të gjatë kohore kanë qenë të uzurpuara, nga individë akterë edhe grupe të fuqishëm që kanë operu në Prishtinë edhe rreth Prishtinës”, ka deklaruar ai.

Sipas deklaratave të tij, ky fenomen ka vazhduar për një periudhë të gjatë kohore dhe ka përfshirë individë, akterë të fuqishëm dhe grupe që kanë operuar në zonën e Prishtinës dhe rreth saj.

Në veçanti, ministri Peci ka përmendur emrin e Fehmi Gecit, duke shtuar se ai ka lidhje personale me disa krerë të tjerë.  Sipas tij, edhe bashkëpunëtorët e tij kanë uzurpuar pronat e Institutit Bujqësor në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Më tej, ata sipas tij, kanë shfrytëzuar fuqinë politike dhe kanë formalizuar kontrata kontroversiale, “përfshirë ndërtimin e një pumpe të benzinës me një sipërfaqe të jashtëzakonshme dhe një kosto mujore prej 400 eurosh”.

“Edhe më vonë disa akterë që janë marrë me këto uzurpime, emri është Fehmi Geci që është i suspenduar ai ka lidhje personale me disa krerë të tjerë më të cilët kanë uzurpuar pronat e institutit bujqësor në rrugën Prishtinë –Fushë Kosovë edhe mandej e kanë delegu edhe e kanë emëruar përmes fuqisë politike e kanë bërë drejtor në institut, dhe ky mandej formalizu kontrata qesharake të tipit sikur është ndërtimi i një pompe të benzinës me një sipërfaqe 40 apo 50 ari e ku kostoja ose qiraja mujore është 400 euro”, është shprehur ai.

Nga deklaratat e ministrit Peci rezulton se “rreth 100 hektarë tokë bujqësore janë tjetërsuar dhe avulluar”.

“E ku në institut janë tjetërsuar e janë avulluar rreth 100 hektarë tokë bujqësore e ku në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë diku është mbi 1 hektarë që thjesht është eliminuar  edhe nuk mundesh me gjet, Komuna e Prishtinës nuk jep shpjegim se çfarë ka ndodhur me atë një hektarë tek ura ku është ndërtuar autostrada”, ka deklaruar ministri Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat