I dyshuari për Masakrën e Dubravës nuk e pranon akuzën, zbulohet çka i kishte thënë Ukshin Hotit

Aktuale

I dyshuari për Masakrën e Dubravës nuk e pranon akuzën, zbulohet çka i kishte thënë Ukshin Hotit

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 10:07
Pamje nga gjykimi

I dyshuari për Masakrën në Burgun e Dubravës, ish-gardiani i burgut, Gavrilo Milosavljeviq, nuk e ka pranuar akuzën për vrasjen, plagosjen dhe maltretimin e të burgosurve në Dubravë gjatë viteve 1998-1999.

Ai sipas Prokurorisë Speciale gjatë kësaj kohe bashkë edhe me disa gardianë të tjerë të burgut i kishin shkuar në qeli edhe veprimtarit Ukshin Hoti.

Këtë të fundit e kishin fajësuar për bombardimet e NATO-s.

“Profesor, sherri juaj po na ndodhin bombardimet e NATO-s”, i kanë thënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat