Konjufca viziton ambasadën e Kosovës në ShBA

Aktuale

Konjufca viziton ambasadën e Kosovës në ShBA

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 13:43
Foto nga vizita

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, ka qëndruar për një vizitë në Ambasadën e Kosovës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aty, ai u prit nga ambasadori Ilir Dugolli, me bashkëpunëtorët e tij.

Dugolli tha se kjo është një nder i veçantë.

"Nder i veçantë vizita e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në Ambasadën e Republikës së Kosovës në SHBA, në nisje të vizitës në Washington, D.C.

Kryeparlamentari Konjufca dhe delegacioni i përbërë nga Deputetja Shqipe Mehmeti Selimi, Shefi i Stafit Ilir Kërçeli dhe Këshilltari Donik Sallova, u pritën nga Ambasadori Ilir Dugolli dhe stafi i Ambasadës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat