​Dugolli: Edhe ish-shefi i njësisë speciale në veri është në kërkim nga Interpoli

Aktuale

​Dugolli: Edhe ish-shefi i njësisë speciale në veri është në kërkim nga Interpoli

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 17:46
Enver Dugolli

Përveç Milan Radoiçiqit, edhe ish-shefi i njësisë speciale në veri Uglesha Jarediq është në mesin e personave të shpallur në kërkim nga Interpoli për sulmin terrorist kundër sovranitetit dhe integritetit të Kosovës më 24 shtator në Banjska të Zveçanit.

Kjo është bërë e ditur nga Enver Dugolli, nënkryetar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës përmes një postimi në Facebook.

“Ky ishte integrimi i serbëve në veri që pretendohej që arriti marrëveshja e 2013-tës! Pra, janë paguar me taksat e qytetarëve të tanë ndërsa kanë punuar kundër Republikës së Kosovës dhe në dobi të Serbisë. I tillë ishte/është edhe ish-polici Uglesha Jarediq”, ka shkruar Dugolli.

Ndryshe, organizata ndërkombëtare e policisë Interpol ka lëshuar “njoftim të kuq” me të cilin shpallet në kërkim ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojçiq, në lidhje me rastin Banjska, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat