Abrashi: Jemi skeptik nëse Serbia do ta dorëzojë Radojçiqin

Aktuale

Abrashi: Jemi skeptik nëse Serbia do ta dorëzojë Radojçiqin

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 17:54
Artan Abrashi

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka thënë se janë skeptic sa i përket bashkëpunimit me Serbinë.

“Ne jemi skeptik tek bashkëpunimi i Serbisë, nuk mendojmë që Serbia është e interesuar që ta dorëzojë atë (Radojçiqin)”, ka thënë Abrashi.

Ndërsa për deklaratën e presidentit Vuçiq se Rdaojçiq do të përballet me procedura serioze në Serbi, ai ka thënë se kjo është vetëm një farsë.

“Sikur çdo deklaratë e tij, edhe kjo duhet të jetë fares sepse ne kemi dyshime tepër të bazuara që Millan Radojçiq, gjersa po flasim tani, është duke u marrur aktivisht edhe me organizime tjera të natyrës së njëjtë në të ardhmën ndaj rendit juridik dhe kushtetues të Kosovës. Po të mos ishte kështu, ai nuk do të ishte në liri, ndaj tij do të merreshim masa, do të bëhej edhe dorëzimi i tij në Kosovë. Mirëpo, është një farsë nëpërmjet të së cilësi si blen kohë para faktorit ndërkombëtar”, ka thënë Abrashi në emisionin “FIVE” .

“Mirëpo pavarsisht këtij skepticizmit, nëse eventualisht në të ardhmen shtohet presioni ndërkombëtar, ndoshta edhe mund të ketë diçka”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat