Bajraktari: Serbia do të duhet t’i përgjigjej ftesës për bashkëpunim në rastin e Radoiçiqit

Aktuale

Bajraktari: Serbia do të duhet t’i përgjigjej ftesës për bashkëpunim në rastin e Radoiçiqit

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 17:55
Ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtisë, Ardian Bajraktari

Ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtisë, Ardian Bajraktari, ka folur për futjen e Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari të Listës Serbe, në listën e kërkimit të Interpol.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se Radoiçiq është futur në listën e Interpol me kërkesë të institucioneve kosovare, duke thënë se kjo u arrit ndonëse Kosova nuk bënë pjesë në Interpol.

Sipas tij, Serbia do të duhej që të bashkëpunonte në këtë rast.

“Natyrisht Serbia sikur do të reflektonte në një shtet serioz atëherë nuk do të kishte pasë nevojë derisa te përfshirja e listën e Interpol-it fare por do të duhej t’i përgjigjej ftesës dhe kërkesës për bashkëpunim”.

“Siç e kemi thënë edhe disa herë të tjera raporti i bashkëpunimit ndërmjet dyja vende lë shumë për të dëshiruar”, ka thënë Bajraktari

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat