Ambasada e ShBA-së: Qytetarët kanë të drejtë ta kërkojnë tërheqjen e kryetarëve sipas udhëzimit administrativ

Aktuale

Ambasada e ShBA-së: Qytetarët kanë të drejtë ta kërkojnë tërheqjen e kryetarëve sipas udhëzimit administrativ

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka thënë se qytetarët kanë të drejtë të bëjnë kërkesë për tërheqjen e kryetarëve të zgjedhur, bazuar në udhëzimin administrativ të nxjerrë nga qeveria.

Këtë e ka thënë një zëdhënëse e ambasadës amerikane në Prishtinë, lidhur me procesin që ka të bëjë me katër kryetarët e komunave veriore.

“Qytetarët kanë të drejtë të bëjnë kërkesë për tërheqjen e zyrtarëve të zgjedhur sipas këtij udhëzimi administrativ. Ne respektojmë sundimin e ligjit në Kosovë, duke përfshirë ushtrimin e kësaj të drejte të veçantë, bazuar një procesi demokratik dhe ligjor”, thuhet në përgjigje, njofton Klankosova.tv.

“Ne vazhdojmë të inkurajojnë Qeverinë e Kosovës që t’i sigurojë qytetarët që ata në mënyrë efektive të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas udhëzimit administrativ”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat