Tahiri për draftin e Asociacionit: Kuvendi është vendi ku do ta diskutojmë

Aktuale

Tahiri për draftin e Asociacionit: Kuvendi është vendi ku do ta diskutojmë

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 18:51
Abelard Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se do ta iniciojnë një seancë parlamentare për të diskutuar për draftin e Asociacionit.

“Tashmë ai është një lloj sekreti publik, tendenca e kryeministrit për të bërë presion mbi partitë opozitare për një draft kaq të dëmshëm, është i papranueshëm. Kjo po krijon një pushtet paralel ekzekutiv. Kuvendi është vendi ku do të diskutohet, a do të jetë java tjetër apo fillimi i janarit nuk e di, pasi që është në koordinim me partitë  e tjera”, ka thënë Tahiri.

Tutje ai në “Info Plus” ka deklaruar se s’do të bëhen pjesë e agjendës së kryeministrit dhe presidentes.

“Unë i bëj bashkëpërgjegjës Qeverinë dhe presidencën për këtë rast. Pesha e Qeverisë është më e madhe në këtë rast, por edhe presidenten nuk e kemi parë asnjëherë që të ketë agjendë ndryshe nga Qeveria e Kosovës”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat