“Familjet Ademi e Murseli të urta”, reagon ashpër Gazmend Halilaj, përmend vrasjen e gjigandëve një nga një

Aktuale

“Familjet Ademi e Murseli të urta”, reagon ashpër Gazmend Halilaj, përmend vrasjen e gjigandëve një nga një

Nga: N. Sh. Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 21:14
Avokati Gazmend Halilaj

Avokati Gazmend Halilaj përmes një postimi në Facebook, thotë se familjet Ademi e Murseli i kemi gjetë të urta dhe i shkatërruam.

Ky reagim i avokatit vjen pas shumë debatesh e akuzash që u bënë gjatë kësaj jave, pas vrasjes së Liridonës, e që bashkëshorti i saj, Naim Murseli dyshohet si organizatori i kësaj vrasjeje.

Halilaj përmend edhe vrasjet, siç i quan ai, të gjigantëve, siç janë Haki Imeri, Hajdar Ahmeti, Sebahate Tolaj e shumë veprimtarë të tjerë të cilët janë vrarë.

Ai shton se edhe Sebahate Tolaj ishte femër, por për vrasjen e tyre nuk guxojmë të flasim, prandaj pyet se pse duhet me qenë selektiv kur bëhet fjalë për krim.

Andaj, avokati shton se duhet të përkrahet Gjykata Speciale.

Reagimi i plotë:

Ndonëse i kemi gjetë këto dy familjet Ademi e Murseli të urta - DHE I SHKATËRRUM -

Vrasjen e Gjigandëve Haki Imerit, Hajdar Ahmetit etj, edhe mërzinë për ta, u dashke me mbajt diqysh në veti.

Sepse, ose mujshe me hy edhe Ti në listë ose lehtë tu hapke naj rast, kinse ndërhyrje n'drejtësi.

Sebahate Tolaj, edhe ajo femër ishte dhe shumë figura tjera... por për keta veprimtarë, nuk guxojmë të flasim... pse duhet të jemi selektiv, kur bëhet fjalë për krim...

Prandaj Gjykata Speciale duhet të përkrahet.

Ma thuani, cili popull ka ecën para duke mos zbuluar krimet, duke i duartrokitur vrasësit.... duke frikësuar, poshtëruar dëshmitarët....?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat