Demhasaj: Radoiçiqi mundet me kalu në Rumani pa asnjë “therrë në këmbë”

Aktuale

Demhasaj: Radoiçiqi mundet me kalu në Rumani pa asnjë “therrë në këmbë”

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 22:30
Milan Radoiçiq

Arrestimi i Milan Radoiçiqit, pavarësisht lëshimit të fletarrestimi nga Agjencia Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL), është i vështirë të ndodhë vlerëson analisti Arton Demhasaj.

Ai për këtë ka dhënë dy arsye, e para është se sipas tij, Radoiçiq përgjegjës për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, do të mbrohet nga Serbia.

Por, sipas tij, në INTERPOL s’ka rregulla aq strikte që secili person që hynë në këtë listë të arrestohet, sepse po të ishte kështu siç ka thënë Demhasaj, Radoçiq sonte do duhet të arrestohej nga Serbia, e cila është pjesë e INTERPOL-it.

Demhasaj ka thënë se ai mund të mos arrestohet nga shtetet që s’e kanë njohur Kosovën.

“Krejt shtetet që janë anëtare të INTERPOL-it munden mos me arrestu, sidomos ato shtete mosnjohëse të Kosovës, p.sh nëse Radoiçiqi mundet me kalu në Rumani pa asnjë therrë në këmbë ”, ka thënë Demhasaj.

Megjithatë ai ka thënë se futja e grupit prej 11 personave në krye me Radoiçiqin është lajm i mirë për Kosovën dhe se kjo duhet shfrytëzuar.

Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, e mbështetur nga Beogradi zyrtar, mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, në veri të Kosovës, më 24 shtator, ku është vrarë zyrtari policor i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në shkëmbim e sipër të zjarrit mes grupit dhe Policisë së Kosovës, janë vrarë edhe tre pjesëtarë të grupit të armatosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat