“Po ta heqi atë dert” – Armend Muja garanton që Kurti nuk lëshon pe nga 3 kushtet e tij

Aktuale

“Po ta heqi atë dert” – Armend Muja garanton që Kurti nuk lëshon pe nga 3 kushtet e tij

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 22:31
Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë në “Pressing” të T7 se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk lëshon pe nga tre kushtet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kurti kishte deklaruar se draftin e Asociacionit e ka pranuar vetëm si pjesë të një pakete, duke kërkuar që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat për në BE dhe të jetë pjesë e programit të Partneritetit për Paqe.

“Po ta heqi atë dert”, tha Muja pasi pyetej nga autori i emisionit Leonard Kërquki.

Këtë garanci Muja e dha duke u thirrur në atë që Kurti ka refuzuar referendumin e Serbisë si dhe zgjedhjet serbe.

Po ashtu deputeti Armend Muja përmendi edhe çështjeve e targave.

”Po ta heqi atë dert, duke e njohur Kurti dhe nëse e shikon ti, ka qenë prilli i vitit 2022 kur është ndalur referendumi apo zgjedhjet serbe, sepse Serbia i organizojke zgjedhjet dhe e bëjke ekuivalentja e KQZ-së. Ka qenë refuzimi, presioni ka qenë nga të gjitha anët, nga opozita nga lartë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat