Xani: Radoiçiqit mund t’i ndërrohet identiteti, ka komplet shtetin e Serbisë mbrapa

Aktuale

Xani: Radoiçiqit mund t’i ndërrohet identiteti, ka komplet shtetin e Serbisë mbrapa

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 23:21
Visar Xani

Analisti politik, Visar Xani ka thënë se ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, ndaj të cilit është lëshuar urdhër-arrest nga INTERPOL mund t’i ndërrohet identiteti dhe t’i mundësohet lëvizja.

Kjo pasi sipas tij, ai ka mbështetjen e komplet shtetit të Serbisë.

Mirëpo, Xani tha se Kosova duhet që të shfrytëzojë këtë mundësi, që të kërkojë ekstradimin e tij në Kosovë.

“Përderisa e ka shtetin e Serbisë mbrapa mund të i ndërrohet identiteti, mund të këtë mbështetje dhe lëvizje me indetitet tjetër për shkak se e ka mbrapa komplet shtetin. Por, çfarë duhet Kosova të shfrytëzojë tash e tutje mund të kërkojë më zë të lart që ekstradimi i tij të bëhet në Kosovë. E kam fjalën për përfitime politike dhe të përdor politikisht në çdo takim të rëndësishëm për shkak se tashme kemi të bëjmë me një terrorist të kërkuar nga Interpoli dhe ky është një argument shumë i qëndrueshëm…”, ka deklaruar ai.

Xani tha se lëshimi i këtij urdhër-arresti është goditje e radhës për Serbinë.

“Nga ky asket mbetet e qartë se Serbia veç se është përgjegjëse dhe se kjo është një goditje e radhës ndaj Serbisë, pra u përmend si anëtare e INTERPOLIT dhe një person që i mbështet politikat serbe dhe që vjen nga strukturat dhe financuesit e politikes serbe dhe mbështetësin kryesore të Vuçiqit në Kosovë që e ka pas…”, ka deklaruar Xani.

Milan Radoiçiq, është futur në listën e kuqe të INTERPOL-it, si person në kërkim ndërkombëtar bashkë me 20 anëtarë të grupit të uniformuar serbë që kryen sulmin terrorist në Banjskë, ku mbet i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat