Gashi për Radoiçiqin: Mund të arrestohet në Serbi dhe përmes Interpolit të transferohet në Kosovë

Aktuale

Gashi për Radoiçiqin: Mund të arrestohet në Serbi dhe përmes Interpolit të transferohet në Kosovë

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 23:40
Avokati Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, sonte në “Edicionin Special” ka folur në lidhje me atë se si mund të bie në duar të Interpolit, Radoiçiqi.

Ai është shpreur se nëse bëhet presion nga bashkësia ndërkombëtare, atëherë Radoiçiqi mund të arrestohet edhe në Serbi dhe përmes Interpolit të transferohet në Kosovë dhe siç u shpreh ai, pastaj të përfundojë në gjykim.

“Institucionet e Kosovës kanë kërkuar nga institucionet ndërkombëtare që të lëshohet fletarresti dhe kjo shkon direkt në Interpol dhe Interpoli ka lëshuar faktikisht siç quhet një ‘njoftim i kuq’ dhe kjo vlen për të gjithë botën”.

“Nëse bëhet një presion i madh nga bashkësia ndërkombëtare, atëherë ai mund të arrestohet edhe në Serbi dhe që përmes Interpolit të transferohet në Kosovë, do të thotë tek prokuroria jonë dhe pastaj të përfundojë në gjykim”, u shpreh Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat