Adrian Çollaku: Kurti do t’i fitojë edhe një palë zgjedhje dhe do ta përmbyllë çështjen me Serbinë

Aktuale

Adrian Çollaku: Kurti do t’i fitojë edhe një palë zgjedhje dhe do ta përmbyllë çështjen me Serbinë

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 23:41
Adrian Çollaku

Gazetari, Adrian Çollaku duke komentuar ftesën e presidentes Osmani për të takuar partitë opozitare rreth Asociacionit ka thëë se Osmani nuk ka guxim me i dal kundër kryeministrit dhe roli i saj është formal.

“Ajo nuk ka fuqi vendimmarrëse ashtu si edhe opozita. Këtu është një faktor, ai është Albin Kurti, të tjerët janë jashtë loje”, tha Çollaku.

Ai tutje tha që regjistrimi i veturave tregon që Asociacioni ka fillu me u zbatu dhe se Kurti ka gjithçka në dorë.

Çollaku deklaroi po ashtu se Kurti i ka hanger fjalët e tij dhe e ka mashtruar popullin për 10 vjet.

“Zoti Kurti ka levizur, ka pasur kushte por tani i ka ba krejtë, ai e ka ba një hap të madh dhe tash e kërkon edhe një mandat për ta përmbyllur”, tha Çollaku.

Ai tutje tha që Kurti do t’i fitojë edhe një palë zgjedhje dhe atëherë do ta përmbyllë çështjen me Serbinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat