Nikaj për Kurtin: Neve nuk na duhet një kryeministër analist, por një kryeministër vendimmarrës

Aktuale

Nikaj për Kurtin: Neve nuk na duhet një kryeministër analist, por një kryeministër vendimmarrës

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 08:42
Bernard Nikaj

Bernard Nikaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), për kryeministrin Albin Kurti ka thënë se nuk duhet një kryeministër analist, por një kryeministër vendimmarrës.

“Neve nuk na duhet një kryeministër analist, por një kryeministër vendimmarrës”, ka thënë Nikaj.

Nikaj ka kritikuar Albin Kurtin duke i thënë se nuk është duke diskutuar si kryeministër i vendit.

“Kryeministri po flet si të ishte ndonjë raportues i takimit me miqtë tanë ndërkombëtarë, e jo kryeministër i Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Madje, ai ka thënë se procesi i dialogut nuk ka pasur kurrë më shumë jotransparencë se tani.

“Procesi i dialogut asnjëherë më parë nuk ka vuajtur në nivel kaq të madh jotransparencës më shumë se tani”, ka thënë tutje Nikaj nga PDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat