Demolli-Nimani: Ndikimi i korrupsionit në negociatat për anëtarësim në BE është i dukshëm

Aktuale

Demolli-Nimani: Ndikimi i korrupsionit në negociatat për anëtarësim në BE është i dukshëm

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 10:53
Mexhide Demolli-Nimani

Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë e Lëvizjes FOL, të premten në tryezën e organizuara me temën “Ndikimi i korrupsionit në negociatat për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, ka thënë se ndikimi i korrupsionit në negociatat për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian (BE) është i dukshëm dhe i drejtpërdrejtë.

Fillimisht, Demolli-Nimani tha se përderisa Kosova synon integrimin në Bashkimin Evropian ndër problemet tjera sfidë mbetet korrupsioni.

“Kjo pengese jo vetëm që minon besimin e qytetarëve në institucionet tona, por edhe vë në dyshim seriozitetin e angazhimit tone për vlerat evropiane”, tha ajo.

Sipas saj, korrupsioni pengon progresin e reformave, ndikon negativisht në ekonominë dhe krijon një imazh të paqëndrueshëm për vendin tonë në sytë e partnerëve ndërkombëtarë.

E njëjta ka theksuar se është jetike që të ndërmarrim hapa konkrete për të luftuar këtë fenomen.

Sipas saj, ajo që shihet si nevojë imeditiate është implementimi me rigorozitet i legjislacionin kundër korrupsionit.

“Kjo do të thotë zbatim të plotë dhe te paanshëm të ligjeve, si dhe ndëshkimi i atyre qe shkelin këto ligje, pa marre parasysh pozitën apo statusin e tyre”, tha tutje ajo.

Demolli-Nimani, po ashtu ka thënë se është thelbësore që institucionet tona të rrisin transparencën.

“Qytetarët duhet të kenë qasje të hapur në informacione mbi mënyrën se si merren vendimet dhe si shpenzohet paraja publike. Kjo do të ndihmonte në ndërtimin e një qeverisjeje me te përgjegjshme dhe ne zvogëlimin e mundësive për korrupsion”, tha Demolli-Nimani.

Sipas saj, bashkëpunimi ndërkombëtar është çelësi dhe se Kosova duhet të punojë ngusht me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe organizatat ndërkombëtare për të ndërtuar kapacitete dhe për te ndare praktikat me te mira në luftën kundër korrupsionit.

“Sepse në këtë mënyrë, ne jo vetëm që do të përmirësojmë shanset tona për anëtarësim ne BE, por edhe do të ndërtojmë një Kosovë me të fortë, më të drejtë dhe më të qëndrueshme për të gjithë qytetaret tanë”, tha e njëjta.

Lëvizja FOL, të premten ka organizuar tryezën me temë diskutimi “Ndikimi i korrupsionit në negociatat për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian”, aktivitet ky në kuadër të “Javës Kundër Korrupsion 2023”, e cila organizohet me moton “Bashkë kundër Korrupsionit”, nga Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile, i përbërë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO).

Java Kundër Korrupsion organizohet falë mbështetjes së Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit (INL).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat