Molliqaj: Kurtit i konvenon “presioni” ndërkombëtarë, arsyetohet se bëri atë që mundi

Aktuale

Molliqaj: Kurtit i konvenon “presioni” ndërkombëtarë, arsyetohet se bëri atë që mundi

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 13:10
Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD) Dardan Molliqaj, e ka kritikuar Qeverinë dhe opozitën për mostrasparencën sa i përket publikimit të draftit të Asociacionit.

Molliqaj tha se ndonëse të dyja palët e kanë parë draftin qysh moti po mundohet që të fitojnë sa më shumë poenë në raport me qytetarët për shkak të përmbajtjes së tij.

Ai shprehet i bindur se Kosova ka dizajnuar një autonomi për serbët.

“Kemi dy probleme fillimisht Qeveria e Kosovës nuk iu ofrojë draftin ose qasjen deputetëve edhe partive opozitare dhe as opinionit publik dhe ishte qartë se doni të thonin që ka avancime ka përparime të ngjashme, së dyti njëjtë na u soll edhe opozita ndonëse e morën draftin zyrtarisht nga përfaqësuesi special në dialog Lajçak edhe ata njëjtë sikurse Qeveria Kurti dhe këta reaguan njëzëri kjo bie në grup janë duke mbështet këtë draft të Asociacionit. Tashmë drafti është publik po dihet cili është ai  dhe nuk asnjë dilemë, është e qartë se Kosova ka dizajnuar një autonomi të mbikëqyrur nga BE prandaj besoj që bëhet fjalë për një ndërim paralel të një etnitetit politik, etnik serb në Kosovë”.

Duke folur për presionin e BE-së për themelimin e Asociacionit Molliqaj tha se kryemisnitri Albin Kurti vet e ka zgjedhur këtë presion kur e ka përzgjedhur ndërmjetës BE dhe e ka refuzuar ShBA-në. Kjo thotë ai i konvenon Kurti për tu arsyetuar se ka bërë atë që ka mundur.

“Ky nuk është presion që na ka pikur prej qiellit ky është presion që Kurti vet e ka zgjedhur kur e ka përzgjedhur ndërmjetës BE dhe e ka refuzuar ShBA-në. Në Qeverinë Kurti kur ika pranuar kornizat e dialogut të Brukselit në fillim të vitit 2022 gjithçka ka qenë e qartë se këtu do të mbërrijmë. Kurti ka zgjedhur këtë dhe Kurtit i konvenon thonjëza, presioni për të shitur para opinionit publik që unë bëra atë që munda”.

Tutje Molliqaj tha se në javën e ardhshme do ta bëjnë publike një mendim lidhur me Asociacionin dhe qëndrimin e Kurtit ndërvite.

“Në javën e ardhshme që vjen besoj ne do ta bëjmë publike besoj kritikën tonë për draftin dhe veçanti krahasimin si ka evoluar nga 2013 në 2015 nga 2015 në 2023 ka një evolim shumë të fuqishëm dhe shumë të theksuara në shumë drejtime që tregon thellësisht kemi autonomi territoriale në Kosovë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat