Krasniqi e LDK-së: Qeveria Kurti është ‘virusi’ që po e rrezikon shëndetësinë

Aktuale

Krasniqi e LDK-së: Qeveria Kurti është ‘virusi’ që po e rrezikon shëndetësinë

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 14:36
Rrezarta Krasniqi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se Qeveria Kurti, është virusi që po e rrezikon shëndetësinë.

Në njoftim, Krasniqi është shprehur se largimi me detyrim nga pozitat udhëheqëse të katër zyrtarëve shëndetësorë në Spitalin e Mitrovicës, është alarm për sistemin shëndetësor.

“Largimi me detyrim nga pozitat udhëheqëse të katër zyrtarëve shëndetësorë në Spitalin e Mitrovicës është alarm i për sistemin shëndetësor, i cili çdo ditë e më tutje po ballafaqohet me ikje të mjekëve, si pasojë e kushteve dhe hapësirës së cunguar në përmbushjen e detyrave të tyre, gjë për të cilën fajet i ka politika e cila duhet të mbaj duart larg nga shëndetësia”, është shprehur ajo.

Krasniqi ka shtuar se ajo që po ndodh tani në sistemin shëndetësor nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, dhe pasojat fatkeqësisht do të jenë fatale për vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat