Pajtuesi i gjaqeve: Vrasja e Liridona Ademajt nuk mund të falet as me Kanun

Aktuale

Pajtuesi i gjaqeve: Vrasja e Liridona Ademajt nuk mund të falet as me Kanun

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 08:42
Liridona Ademaj

I intervistuari i “Real People” këtë jave, Gjin Marku i pajtimit të gjaqeve, shprehet se vrasja e gruas prej burrit të saj dënohet shumë rëndë sipas Kanunit.

Nisur edhe nga rasti tronditës i javëve të fundit ku Naim Murseli planifikoi vrasjen e bashkëshortes Liridona Ademaj, Gjini shprehet se nuk mund ta vrasësh bashkëshorten se ajo është “motra e dikujt”.

“Vrasja e gruas në atë mënyrë siç është thënë në mediat është një vrasje që nuk mund të falet kurrë as bazuar te Kanuni, është krejtësisht e papranueshme për logjikën e njeriut”, tha ai.

Marku u shpreh se sipas Kanunit, fëmijët e Naim Murselit dhe Liridona Ademajt, kur të shkojnë 16 vjeç mund të gjykojnë vet veprimin e babait te tyre, pasi t’u jetë rrëfyer e gjithë historia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat