Pajtuesi i gjaqeve tregon se çfarë parashikon Kanuni për rastin e Liridonës

Aktuale

Pajtuesi i gjaqeve tregon se çfarë parashikon Kanuni për rastin e Liridonës

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 16:54
Liridona dhe Naim Murseli.

Pajtuesi i gjaqeve, Pjetër Gjoka, ka folur në lidhje me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt në Kosovë, që u porosit nga bashkëshorti i saj Naim Murseli.

Gjoka ka interpretuar Kanunin duke treguar se çfarë parashikon për këtë ngjarje.

Sipas tij familja e Liridonës ka të drejtë të hakmerret, ndërsa theksoi se femra është gjysmë gjaku.

Ai për  ‘Panorama TV’ tha se nëse është një grup që ka kryer krimin, sipas Kanunit, të gjithë të përfshirët bien në gjak.

“Kanuni shprehet qartë në nenin 920, i cili cilëson se vrasja e gruas, me gjithë ato rezerva që kemi në kohët e sotme, prapë se prapë, autori i kryerjes së kësaj vrasjeje, apo ai që e ka porositur, e ka: gjaku i gruas nuk shkon gjakhupës, kur ai zihet në flagrancë nga bashkëshorti në marrëdhënie seksuale me një partner tjetër apo nëse ai vritet në flagrancë kur ai kapet, shkon gjakhupës. Por ky nuk është rasti.

Familja e Liridonës, ka të drejtë të hakmerret, dhe familja e atij që vrau bashkëshorti i ka gjysmë gjak. Sepse femra është gjysmë gjaku. Nëse është një grup, të gjithë bien në gjak. Kanuni e thotë qartë, nëse merr pjesë në një vrasje në grup dhe zbulohen të gjithë, të gjithë bien në gjak. Minimalja, familja Murseli duhet të respektojë rastin, familjen e të ndjerës, dhe jo të flasë dhe të mbështesin djalin e tyre”, tha Pjetër Gjoka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat