Gazetari nga Suedia: Liridona dinte diçka delikate, mund ta ketë kërcënuar Murselin

Aktuale

Gazetari nga Suedia: Liridona dinte diçka delikate, mund ta ketë kërcënuar Murselin

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 10:49
Naim Murseli

Gazetari shqiptar në Suedi, Ervin Dushi, ishte i ftuar këtë të martë në Goodmorning Albanians, ku foli në lidhje me jetën në Suedi të Naim Murselit dhe bashkëshortes së tij Liridona Ademaj.

Dushi nënvizoi se një nga arsyet e ardhjes së çiftit në Kosovë mund të ketë qenë plani i Naimit për ta ekzekutuar jashtë Suedisë.

Ai shtoi se në Kosovë një plan i tillë mund të realizohej më lehtë dhe të mbyllej shpejt, pavarësisht se situata u doli nga duart organizatorëve.

“Mendoj se një nga arsyet e ardhjes së tyre në Kosovë është që kjo të kryhet më lehtë. Që kjo ju ka dalë nga kontrolli duket qartë, por ardhja në Kosovë ka qenë arsyeja për ta bërë më të lehtë ekzekutimin. Mundësitë janë më të shumta në Kosovë”, tha Dushi.

Gazetari nënvizoi se një nga motivet që mund të jetë kryer krimi i rëndë është pasja dijeni e një informacioni delikat nga Liridona, me të cilin mund t’i bënte presion Naim Murselit dhe ta merrte atë “peng”.

“Pista që shihet mes shqiptarëve në Suedi dhe në korridoret e mediave është ajo e një informacioni delikat, por pa folur drejtësia nuk mund të flasë asnjeri.

Një informacion delikat dhe këcënues që mund të kishte pasoja për Naimin. Duket si një informacion i vjetër, ose mund ta ketë marrë peng ose mund ta ketë kërcënuar me atë informacion apo diçka e tillë. Ky nuk është një informacion në rrugë zyrtare, por aludohet në korridoret e mediave”, thekson gazetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat