“Ishin shumë të lumtur bashkë, s’ka pasur asnjëherë xhelozi mes tyre” - E motra tregon marrëdhënien e Liridonës me Naimin

Aktuale

“Ishin shumë të lumtur bashkë, s’ka pasur asnjëherë xhelozi mes tyre” - E motra tregon marrëdhënien e Liridonës me Naimin

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 12:45
Liridona (Ademaj) Murseli

Motra e Liridona (Ademaj) Murseli ka treguar se 30-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj kanë qenë shumë të lumtur bashkë.

Ajo u shpreh se e ndjera nuk i ka treguar nëse ka pasur probleme me bashkëshortin, i cili dyshohet të jetë edhe porositësi i vrasjes së saj për 30 mijë euro.

Për emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, motra e 30-vjeçares u shpreh se mes çiftit nuk kishte xhelozi.

Motra e Liridonës: “Jetën e ka pasur shumë të lumtur me Naimin. Nuk është e vërtetë që kemi ditur një sekret, por nuk dimë asgjë. Do kishim folur sepse ne e mbrojmë motrën tonë.

Ne nuk e dimë që Naimi e kishte tradhtuar Liridonën, e kemi dëgjuar kohët e fundit. Ajo i ka mbajtur gjërat brenda, duam ta dimë me kë ka folur dhe çfarë ka folur.

Asnjëherë s’ka treguar sekrete me Naimin, për tradhti nuk kam dëgjuar. Unë kam qenë tek familja e burrit tim kur Liridona iku atë ditë për Prishtinë, nuk kanë pasur debat me njëri-tjetrin në syrin tonë, ishin duke mobiluar edhe shtëpinë.

Babai i Naimit, Shabani asnjëherë nuk i kanë nxjerrë nga shtëpia. Ata kanë jetuar veç, jo në një shtëpi.

Asnjë anëtar i familjes sonë s’ka pasur marrëdhënie intime me Naimin.

Kur ishin bashkë, ai ishte njeri i mbyllur, ka parë punën e vet. Nuk ka pasur asnjëherë xhelozi mes tyre. Ne s’dimë asgjë pse erdhi situata në këtë pikë, erdhi tek ne sepse shtëpia e tyre nuk ishte e mobiluar.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat