“Vrasja e Liridonës krim masonik”/ Studiuesi: Ja domethënia e 3 gishtave, që Naimi i vendosi në ballë!

Aktuale

“Vrasja e Liridonës krim masonik”/ Studiuesi: Ja domethënia e 3 gishtave, që Naimi i vendosi në ballë!

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 15:56
Naim Murseli

Vrasja e Liridona Ademaj është ende e rrethuar nga misteri, dhe nuk dihen rrethanat e plota të krimit të rëndë.

I ftuar në “Shqipëria LIVE”, konspiracionisti Arianit Sllamniku deklaroi se sipas tij, ky është një krim masonik.

Ai e lidhi dyshimin e tij me disa fakte, që kanë të bëjnë me numrin 3, si mosha e Liridonës dhe Naimit apo edhe fakti që Naimi gjatë ceremonisë së varrimit i ka vendosur në ballë 3 gishta bashkëshortes së tij të vdekur.

“Unë dyshoj për ndonjë ritual masonik sepse ajo ka qenë në moshën 30-vjeçare kur është vrarë, por mediat e kanë nxjerrë se është 33 vjeç. 33 është grada më e lartë masonike. 33 mijë euro ishte dhe shuma që u pagua për vrasjen e saj, po ashtu janë 3 persona kryesorë të përfshirë në këtë ngjarje.

Edhe 3 gishtat që i ka vendosur Naimi Liridonës në ballë pas vrasjes, është simbol masonik. Unë dyshoj që ka qenë një ritual masonik që Naimi e ka ditur. Është lojë arrestimi i tij, sepse ai nuk do dënohet. Ligjin e bëjnë të fortët dhe është në dëm të më të dobëtve”, tha Arianiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat