Krasniqi thotë se qytetarët e Kaçanikut po diskriminohen nga Qeveria Kurti

Aktuale

Krasniqi thotë se qytetarët e Kaçanikut po diskriminohen nga Qeveria Kurti

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 17:29
Memli Krasniqi dhe Besim Ilazi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar Komunën e Kaçanikut, teksa ka thënë se krahas punës së madhe, qytetarët e kësaj komune po ballafaqohen me sfida të shumta e diskriminim nga Qeveria Kurti.

Megjithatë, e ka quajtur inkurajuese punën të cilën e ka bërë kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi,

“Është inkurajuese puna e madhe të cilën kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi, po e bën në shërbim të qytetarëve dhe qytetit. Shesh i ri, rrugë të reja, nënkalim, Muze i Qytetit, investime të rëndësishme në arsim dhe shëndetësi – të gjitha me buxhet vetanak komunal. Mbetet zhgënjyes, i papranueshëm dhe i ulët, diskriminimi i madh të cilin Qeveria Kurti po ua bën qytetarëve të kësaj komune, duke mos u ndarë asnjë cent për investime të reja kapitale edhe për vitin e katërt me radhë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Andaj sipas kreut të PDK-së, ky diskriminim duhet të përfundojë sa më shpejtë.

“Institucionet janë të të gjithë qytetarëve, dhe duhet t’u shërbejnë të gjithëve, pa dallim, ashtu siç po u shërben të gjithëve kryetari Besim Ilazi”, thuhet tutje në postim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat