Qeriqi për takimin me Shalën: Një ditë para arrestimit u takova me të, nuk pati shenjë brenge

Aktuale

Qeriqi për takimin me Shalën: Një ditë para arrestimit u takova me të, nuk pati shenjë brenge

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 21:40
Xhevdet Qeriqi

Veterani i luftës së UÇK-së, Xhevdet Qeriqi duke folur për arrestimin e Haxhi Shalës, ka thënë se të gjitha këto po ndodhin si përpjekje për t’i mbuluar dështimet e saj.

Qeriqi ka treguar se ishte takuar një ditë me parë me Haxhi Shalën, mirëpo sipas tij, nuk kishte vërejtur diçka tek ai.

“Jemi takuar rastësisht, kemi biseduar pak, por nuk kam vërejtur se ai po din diçka rreth arrestimit të tij që do të ndodhte një ditë me pas”, ka thënë Qeriqi duke tregtua se ka qenë bashkëluftetar me Haxhi Shalën.

Në emisionin Politiko Qeriqi ka theksuar se kjo gjykatë është politike dhe ka për qëllim njollosjen e UÇK-së.

 “Kjo gjykatë ka dështuar qysh nga raporti i Dick Martit kur flitej për transplantimin e organeve. Kjo gjykatë ka bashkëpunuar me Serbinë dhe ka për qëllim njollosjen e UÇK-së”, ka thënë Qeriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat