Qeriqi: Gjykata Speciale është politike, qëllimin e vetëm ka njollosjen e UÇK-së

Aktuale

Qeriqi: Gjykata Speciale është politike, qëllimin e vetëm ka njollosjen e UÇK-së

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 21:41
Xhevdet Qeriqi

Veterani i luftës së UÇK-së, Xhevdet Qeriqi duke folur për arrestimin e Haxhi Shalës, ka thënë se të gjitha këto po ndodhin si përpjekje për t’i mbuluar dështimet e saj.

Sipas tij, kjo gjykatë është politike dhe ka për qëllim njollosjen e UÇK-së.

 “Kjo gjykatë ka dështuar qysh nga raporti i Dick Martit kur flitej për transplantimin e organeve. Kjo gjykatë ka bashkëpunuar me Serbinë dhe ka për qëllim njollosjen e UÇK-së”, ka thënë Qeriqi në emisionin “Politiko.

Qeriqi ka treguar se ishte takuar një ditë me parë me Haxhi Shalën, mirëpo sipas tij, nuk kishte vërejtur ndonjë brengë tek ai.

“Jemi takuar rastësisht, kemi biseduar pak, por nuk kam vërejtur ndonjë brengë tek ai”, ka thënë Qeriqi duke tregtua se ka qenë bashkëluftetar me Haxhi Shalën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat